Shkolla e Magjistraturës, më datë 19 dhjetor 2024, zhvillon aktivitetin trajnues me temë “Pozicioni procedural i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Gjykatë. Natyra e vendimeve të
Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Praktika e GJEDNJ, GJED dhe gjykatave në Republikën e Shqipërisë lidhur me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet drejtohet nga:
Ekspertë: Robert Gajdja dhe Bezart Kaçkini
Lehtësues: Marko Boshku
Qëllimi i këtij trajnimi është: Kuptimi i specifikave dhe veçantive të çështjeve me objekt diskriminimin, nëpërmjet praktikave të gjykatave shqiptare dhe ndërkombëtare.
Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si:
- Pozicioni procedural i KMD-së në proceset gjyqësore. Natyra e vendimeve të KMD-së.
- Praktika e GJEDNJ-së mbi ndalimin e diskriminimit si dhe mbi natyrën e KMD-së.
- Kalimi i barrës së provës dhe dëmshpërblimet në çështjet me objekt diskriminimin sipas praktikës së gjykatave shqiptare.
- Jurisprudenca e GJED-së në lidhje me barazinë dhe mosdiskriminimin.
Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.
Gjeni quizin në linkun më poshtë:
https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/trajnim-19-12-2024/